Nations League/ Franca bën “poker” pa Mbappe, Belgjika i “falet” kartonit të kuq ndaj Italisë

schedule22:36 - 10 Tetor, 2024

schedule 22:36 - 10 Tetor, 2024

Ishin padyshim përballje spektakolare.

Pas fitores ndaj Belgjikës, në shtator, “Gjelat” e Francës kanë mundur të gjejnë fitoren e radhës në Ligën A të UEFA Nations League, teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje kanë mundur 3-1 Izraelin.

Ndër më të dalluarit e djemve të Didier Deschamps mund të thuhet se ishte “fantazisti” i Real Madrid, Edoardo Camavinga, me “yllin” e mesfushës, i cili shënoi golin e parë në minutën e 7’-të, si dhe asistoi golin e 28’-të, të shënuar nga Christopher Nkunku, ndërsa për miqtë nga Izraeli rrugën e rrjetës e gjeti Gandelman, për t’i lënë më pas vendin golave të Guendouzi e Barclona, që vulosën gjithçka.

Në krahun tjetër, “Djajtë e Kuq” të Belgjikës siguruan barazimin 2-2, në transfertën e vështirë të “Të Kaltërve” italianë, me këta të fundit që u ndëshkuan dy herë pas daljes me kartonin e kuq të “yllit” të mesfushës, Lorenzo Pellegrini.

Djemtë e teknikut Luciano Spalletti arritën të siguronin avantazhin e dyfishtë në minutat 1’ e 24’, pas golave të Cambiaso e Matteo Retegui, megjithatë pasi mbetën me 10 lojtarë, katër herë kampionët e botës pësuan dy gola nga De Cuyper e Trossard, në minutat 41’ e 62’, për të mbyllur gjithçka në barazimin 2-2. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!