Humbja e fundit në shtëpi daton në 10 qershor të vitit 2022, përballë nënkampionëve të botës asokohe, Kroacisë.
Danimarka ka siguruar një tjetër triumf të madhë në shtëpi, teksa pas fitores 2-0 ndaj “Helvetëve”, vetëm 3 ditë më parë, me po të njëjtin rezultat kanë mundur edhe përfaqësuesen e Serbisë, në sfidën e dytë të Grupit A4, të UEFA Nations League.
Nga një gol në secilën pjesë fillimisht nga Albert Gronbaek e më pas nga Yossuf Poulsen mjaftuan që djemtë e Lars Knudsen të siguronin fitoren e radhës në këtë kompeticion.
Falë këtij triumfi tashmë Danimarka thellon edhe më shumë pozitat e saj në vendin e parë të Grupit 4, të Ligës A, teksa kanë arritur të grumbullojnë 6 pikë. /i.m /abcnews.al