National Geographic zbulon 30 destinacionet më të mira për 2024, mes tyre dhe Shqipëria

schedule08:41 - 5 Nëntor, 2023

schedule 08:41 - 5 Nëntor, 2023

National Geographic Traveler,  revista e botuar nga The National Geographic, një nga institucionet më të mëdha në botë në lidhje me gjeografinë, arkeologjinë, trashëgiminë kulturore etj ka publikuar një listë me 30 vendet më mbresëlënëse që duhen vizituar gjatë vitit 2024, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Revista ka zgjedhur Alpet shqipare si një “arratisje e egër në yllin në rritje të Europës”.

Udhëtarët, për diçka pak më ndryshe në aventurën e tyre të ardhshme europiane, po hedhin sytë gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë. Shqipëria po tërheq një numër në rritje vizitorësh falë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, të kaluarës intriguese osmane dhe komuniste dhe skenës relativisht të sapolindur të turizmit.”

“Të njohura si Bjeshkët e Nemuna, kjo mbretëri e majave të thepisura karstike është një ëndërr për alpinistët, ku rrëqebullët enden nëpër pyjet me bredha dhe lulet e egra mbulojnë luginën,” shkruan National Geographic Traveler.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!