Natë magjike në Orik të Vlorës, muzikë, teatër dhe balet

schedule13:15 - 10 Gusht, 2019

schedule 13:15 - 10 Gusht, 2019

Teatër, muzike, balet në një vend mistik tepër origjinal siç është Fontana në qytetin antik të Orikut.

Pjesëmarrësit ishin si rrallë herë në parkun arkeologjik.

Oriku u duk magjik nën tinguj e muzikës që depërtonte në natyrë.

Aktori Alexandros Memetaj lindur në Vlorë, i cili jeton në Itali me natyralitetin e tij interpretoi një monolog të krijuar nga vetë ai.  Ua dedikoi të gjitha nënave shqiptare.

Kurse, muzika e krijuar për këtë event nga kompozitori Aulon Naçi i ngjizej harmonisë se natyrës dhe lëvizjeve të balerinit Errik Nour. I ardhur nga Greqia performoi për herë të parë në vendlindje.

Regjisori Neritan Mehmetaj, i cili kishte organizuar dhe realizuar në detaj skenat e monologut së bashku me ndërthurjet muzikore tha se  një event i tillë është i rrallë për vendin e bukur te Orikut.

Muzikantët e talentuar, Ardita Bufaj pianistja e mirënjohur vlonjate së bashku me kuartetin  e harqeve i përbërë nga Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola dhe Enea Nushi, fizarmonikë Elton Balla, perkusion Mirjan Sulovari, i dhanë skenës një atmosfere tepër origjinale duke bërë së bashku artin e bukur të muzikës, teatrin dhe baletin./ABC News Albnia 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!