Natasha Lako zbulon emrat që kanë ndikuar më fort te poezia e saj: Për mua De Rada është Perëndi

schedule12:01 - 30 Mars, 2023

schedule 12:01 - 30 Mars, 2023

Poetja e njohur, Natasha Lako ka bërë një rrëfim në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ajo ka treguar gjithçka rreth poezisë së saj dhe padyshim nuk kishte se si të mos përmendte emrat që kanë ndikuar më fort te ajo.

Lako në poezi ka veçuar Jeronim De Radën, ndërsa në prozë “Ditarin e Ana Frank”, të cilit i ka dedikuar edhe disa vargje.

“Kur më flet për atë që unë dua më shumë është De Rada, për mua ai është Perëndi dhe thellësitë e De Radës akoma nuk janë zbuluar. E di që ka qenë një rastësi shumë e bukur që unë për herë të parë një grua, kam lexuar një poete japoneze dhe dua këtu dua të falenderoj Xhevahir Spahiun, i cili ma ka dhënë rastësisht. Ne ishim studentë në atë kohë dhe e kam lexuar në frengjisht. Edhe e dini pse po e përmend? Sepse ajo ka vdekur vjet dhe e kam si imazh atë në poezi. Ndërsa në prozë, ka ndikuar shumë ‘Ditari i Ana Frankut’ dhe jeta e saj. Ditari ishte aq i mbushur me jetë, sa kur ke këtu vdekjen që e di tragjedinë e saj dhe kur shikon aq dashurinë jete, unë kam dhe një poezi për të”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!