“Nata është e jona!”, marshim për 8 Marsin/ Aktivistja: Numri i grave të dhunuara, në rritje

schedule13:25 - 8 Mars, 2024

schedule 13:25 - 8 Mars, 2024

Aktivistja Xheni Karaj e ftuar në “Tirana Live”, në ABC News foli për marshimin e 8 Marsit nën sloganin “Nata është e jona!”.

Marshimi do të zhvillohet në zonën e “Qytet Studentit” në kryeqytet natën, pasi atëherë ndodhin më shumë ngacmime seksuale. Aktivistja tha se dhuna seksuale ndaj grave është në rritje, ndërsa i i bëri thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë.

Marshimi nisi si ide e një muaji më parë. Marshimi do të zhvillohet natën , për shkak të dhunës seksuale. Numri i grave të dhunuara është në rritje. Duhet të përfundosh në listën e zezë që të merresh seriozisht. Vendosi do jetë në Qyteti Studenti, pasi ka shpesh ngacmime ndaj vajzave, pasi është dhe një zonë pa ndriçim. Nata është parë si privilegj i burrave për të ecur, ndryshe për ne vajzat dhe gratë”, tha ajo.

Marshimi:

Datë: 8 mars 2024.
Orari: 18:00 .
Nisja: Sheshi i Lirisë. Qyteti Studenti.
Mbërritja: Sheshi Skënderbej

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!