Nata e Vitit të Ri, vetëm të vaksinuarit mund të mblidhen në Times Square

schedule08:43 - 17 Nëntor, 2021

schedule 08:43 - 17 Nëntor, 2021

Qytetarët, të cilët janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 do të mund të marrin pjesë në festën e Times Square natën e Vitit të Ri, sipas një njoftimi të kryebashkiakut Bill de Blasio. Pas pritjes së heshtur të 2021-shit, de Blasio deklaroi se tradita e gjatë e pritjes së vitit të ri në Times Square, do të rikthehet.

“Ne duam të mirëpresim qindra mijëra njerëz, por ata të gjithë duhet të vaksinohen,” tha de Blasio në një konferencë shtypi. “Bëhu pjesë e turmës, bëhu pjesë e gëzimit, bëhu pjesë e një momenti historik.”

Të pranishmit që nuk kanë një certifikatë vaksinimi për shkak të problemeve shëndetësore duhet të kenë një test negativ brenda 72 orëve, ndërsa fëmijët nën 5 vjeç duhet të shoqërohen nga dikush që ka një certifikatë vaksinimi.

Qytetet e tjera të mëdha në mbarë botën kanë anuluar festimet e  Vitit të Ri. Në tetor, kryebashkiaku i Londrës tha se fishekzjarrët për fundvit do të zëvendësoheshin nga një festë tjetër, ndërsa Amsterdami anuloi festimet këtë javë për shkak të rritjes së rasteve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!