“Nata e kaluar ishte ferr për qytetarët e Mitrovicës së Veriut”, Petkoviç: Kurti dëshiron luftë në të gjithë rajonin

schedule13:19 - 17 Qershor, 2023

schedule 13:19 - 17 Qershor, 2023

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç në një konferencë për mediat këtë të shtunë ka deklaruar se nata e së premtes ka qenë një ferr i vërtetë për qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

Sipas tij policia e Kosovës ka krijuar një varg sigurie dhe ka patrulluar gjatë gjithë natës në qendër dhe në periferi të qytetit, ku janë ndaluar makina dhe janë kontrolluar njerëz dhe i godisnin me armë.

Petkoviç pretendon se forcat special të Kosovës kanë hyrë nga pjesa jugore me mbi 30 autoblinda

Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë natë, e cila ishte ferr për qytetarët, është që Kurti të provokojë gjatë gjithë kohës dhe të dëshirojë të shkaktojë konflikte dhe luftë. Policia e Kurtit ka tentuar të bëjë disa arrestime dje në lagjen e Boshnjakëve, pastaj ka tentuar të arrestojë dy vëllezër Goran dhe Vlad Vuçetiqin në qendër të qytetit e kanë ndjekur edhe Miroslav Zhivkoviqin, i cili është shok i Milun Milenkoviqit dhe aksioni ka zgjatur gjithë natën, tani situata është më e qetë, autoblindat i kanë zëvendësuar me ‘Skoda’, por është ende një numër i madh i forcave speciale”, ka thënë Petkoviç.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vazhdojë të bisedojë edhe sot me zyrtarë evropianë dhe amerikanë. Ndër të tjera ai deklaron se Kurti në vend që të depërshkallëzojë situatën, po kalon në provokime të reja dhe sulme të reja.

Kur shikon të gjithë ditën e djeshme, shihet se Kurti ka planifikuar provokime që serbët të reagojnë, që bashkësia ndërkombëtare të fajësojë serbët. Kurti ka për qëllim të shkaktojë luftë, konflikt në veri dhe këtë e bën çdo ditë, dhe është me të vërtetë koha që dikush më në fund ta kuptojë Kurtin sepse është e qartë se ai dëshiron të fillojë një luftë dhe të djegë jo vetëm veriun, por të gjithë rajonin. Ai është një zjarrvënës ballkanik që dëshiron t’i vërë flakën gjithë Ballkanit Perëndimor”, është shprehur ai.

Ndërkohë kujtojmë se tensionet në veri kanë nisur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë ia mësyn objekteve komunale të katërt komunave veriore.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur tensione të shumta. Janë lënduar pjesëtarë të KFOR-it, të Policisë së Kosovës e ekipe të mediave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!