Nata e Kadrit, shënon zbritjen e Kuranit në tokë

schedule16:58 - 17 Prill, 2023

schedule 16:58 - 17 Prill, 2023

Muaji i Ramazanit ka hyrë në javën e tij të fundit. Erison Çela ka agjëruar që në ditën e parë të Ramazanit, por kjo e hënë, e përcaktuar si Nata e Kadrit është më e veçantë për të.

“E mira  është që çdo ditë ta quajmë si natë Kadri se vetëm ashtu mund ta qëllojmë ditën e saktë”, ka thënë ai.

Nuk ka një datë specifike për Natën e Kadrit, por thuhet se është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Imami Elton Karaj shpjegon se Nata e Kadrit cilësohet sa një mijë muaj.

Nata e Kadrit e vetme e cituar në Kuran. Nata e Kadrit është me vlerë sa një mijë muaj, një jetë e tërë. Nata e Kadrit është e fshehur në dhjetë-ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit. Besimtarët të tregohen të kujdesshëm dhe netët ti kalojnë me agjërim që të kapin natën e Kadrit”, ka thënë ai.

Numri i personave që agjërojnë Natën e Kadrit është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Madje agjërohet edhe nga ata që nuk I përkasin besimit islam.

Nata e Kadrit ne shume vende është kthyer në traditë. Kanë ndjerë qetësinë gjatë kësaj nate”.

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti./abcnews.al