Bayern Munich mbrëmë iu desh të heqë dorë nga Kupa e Gjermanisë, pasi u mposht me penallti nga skuadra e Bundesliga 2, Holstein Kiel.
Pas ndeshjes për mediet foli sulmuesi i kampionëve të Europës, Thomas Muller. Gjermani ishte shumë i zhgënjyer për rezultatin e ndeshjes dhe këtë e reflektoi qartë edhe në intervistë, ku për një moment debatoi edhe me gazetaren.
Wenn man vergisst, wie anständig verlieren geht. @esmuellert_
#KSVFCB pic.twitter.com/oMZgRAOSEU— Bachmann (@tba7007) January 13, 2021
“Ju më pyesni se çfarë mendoj tani, por nëse ju qeshni, si mund të përgjigjem?” Më pas gazetarja iu përgjigj se nuk po qeshte, duke u munduar të shuajë “zjarrin”. “Unë nuk po qesh. E kuptoj momentin tuaj, por nuk po qesh”, tha ajo.
Por Muller këmbënguli. “Sigurisht që po qesh. Po, po, e bëre”, u shpreh Muller, që pas pak çastesh e mbylli intervistën dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes. /abcnews.al