Nata e dytë e festës së Birrës në Korçë, “Tre Musketierët” rrisin entuziazmin: Atmosfera e jashtëzakonshme

schedule16:16 - 19 Gusht, 2021

schedule 16:16 - 19 Gusht, 2021

Sot është nata e dytë e festës së Birrës në Korçë. Pas natës së parë të zjarrtë, ku performuan këngëtarë të njohur si brenda dhe jashtë vendit, dita e dytë e festës, do të jetë sërish plot surpriza dhe emocione. Kësaj here është radha për të performuar e grupit të famshëm “Tre Musketierëve”, më konkretisht, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda.

Të ftuar përmes një lidhje direkte në “News 24”, këngëtarët e dashur për publikun thanë se janë të etur për këtë koncert dhe se gjithmonë, atmosfera në Korçë dhe sidomos në festën e Birrës është fantastike.

Aleksandër Gjoka: Do të kemi hitet tona, të Redit, Elton Dedës. Renditja është problemi, të fillojë pak lehtshëm e më pas flakë.

Elton Deda: Koncerti do të jetë 1 orë e 30 minuta i gjatë, minimalisht. E më pas me të parë dhe të bërë. Do të përmbajë hitet tona që ne këndojmë dhe njerëzit i mirëpresim, nuk e përjashtojmë ndonjë ‘cover’.

Aleskandër Gjoka: Njerëzit janë të etur dhe ne bashkë me ta. Do të jetë një përvojë fantastike.
Redon Makashi: Korça ka qenë qyteti që jemi mirëpritur mirë, që në ’91-in. Publiku i Korçës janë të ndezur dhe të dashur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!