Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nata e Bardhë/ Sërish zbardh Tiranën Ditën e Çlirimit

schedule15:41 - 27 Nëntor, 2025

schedule 15:41 - 27 Nëntor, 2025

Kryeqyteti është veshur me atmosferën e festave kombëtare. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” shkëlqen kuq e zi, i dekoruar me simbolet tona kombëtare që sjellin krenari dhe emocion tek çdo qytetar.

Si çdo vit, tradita vazhdon. “Nata e Bardhë” do të mirëpresë qindra qytetarë, të cilët do të festojnë nën ritmet e muzikës, këngëve dhe valleve patriotike, por, edhe të performancave të tjera artistike që e bëjnë mbrëmjen edhe më të gjallë. 

“Bashkia e Tiranës ka kënaqësin të organizojt edhe këtë vit festën e madhe të “Natës së Bardh” e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, tashmë sipas traditës së çdo viti.  Do të performojnë këngëtarët e njohur si Era Istrefi, Soni Malaj, etj. Festa nis në orën 18:00 mbasdite dhe do të zgjas deri në mesnatë’.

Festat kombëtare 28-29 nëntor, do të pasojnë me një sërë aktivitetesh në kryeqytet, ndërsa institucionet kulturore dhe artistike do të jenë falas për të gjithë.

“Të gjitha institucionet kulturore do të jenë falas. Do të ketë program të posaçëm për çdo grupmoshë. Ata do të qëndrojnë hapur nga ora 8 deri në mesnatë” 

Festat kombëtare rikthejnë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë, duke e bërë çdo shqiptar, kudo që ndodhet, të ndihet pjesë e së njëjtës histori dhe të së njëjtës trashëgimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!