NASA zbulon molekula organike në planetin Mars

schedule10:32 - 14 Korrik, 2023

schedule 10:32 - 14 Korrik, 2023

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka gjetur molekula organike në sipërfaqen e Marsit, të cilat konsiderohen se tregojnë mundësinë e jetës në planet.

Sipas lajmit të faqes “Science News”, molekulat organike të përbëra nga karboni dhe hidrogjeni, të cilat gjenden edhe në sistemet e gjalla, lënë të kuptohet se mund të ketë patur jetë në Mars më parë.

Ndërsa molekulat organike të gjetura nga roveri i NASA-s, Perseverance shihen si blloqet ndërtuese të jetës në Mars, parashikohet se një cikël gjeokimik më kompleks mund të ekzistojë në planet.

Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me procesin e formimit të molekulës, por studiuesit nuk kanë përcaktuar ende se çfarë lloj molekulash organike janë.

Edhe pse zbulimi i karbonit zbulon mundësinë e jetës në Mars, është duke u vlerësuar mundësia e formimit të tij nga procese jo biologjike. Molekulat organike janë zbuluar edhe më parë në kraterin Gale në Mars.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!