NASA publikon imazhet e vrimës së zezë në galaktikë: Si shpjegohen rrezet kozmike

schedule08:35 - 17 Prill, 2021

schedule 08:35 - 17 Prill, 2021

Imazhet nga vrima e madhe në galaktikën Messier 87 (M87) konkludojnë se secila ka një model unik, bazuar në intensitetin e dritës që prodhon. Imazhet e reja të vrimës së zezë janë fotografuar në galaktikën M87, janë në duar të shkencëtarëve, të cilët po përpiqen të zbulojnë origjinën e rrezeve misterioze kozmike që lëshohen në hapësirë me shpejtësinë e dritës.

Në një seri imazhesh, vrima e zezë duket se lëshon rreze që prodhojnë dritë, i cili përshin të gjithë spektrin elektromagnetik, nga valët e padukshme të radios te drita e dukshme dhe rrezet Gamma të superfuqisë.

Çdo vrimë e zezë ka një model unik

Gjetjet tregojnë se çdo vrimë e zezë ka një model unik, bazuar në intensitetin e dritës që prodhon. Përcatimi i modelit mund të ndihmojë për të kuptuar se çfarë ushqen saktësisht rrezet që dalin nga bërthama M87.

Shkencëtarët dyshojnë së rrezet kozmike mund të jenë përgjegjëse për grimcat me energji të lartë që kalojnë miliona milje nëpër hapësirë dhe arrijnë galaktikën tonë, disa prej të cilave përfundojnë në atmosferën e tokës.

Serra Markov, i Universitetit të Amsterdamit  tha për National Geographic se një pyetje kryesore për shkencëtarët është nga vijnë grimcat me energji të lartë. Në të njëjtën kohë, ata po përpiqen të kuptojnë sesi rrezatohen, përmbahen dhe përshpejtohen rrezet kozmike me energji të lartë, të cilat duket se vijnë nga vrima e zezë.

Shkencëtarët fotografuan vrimën e zezë

Qendra e galaktikës Messier 87 ku ndodhet vrima e zezë është rreth 55 milion vjet dritë nga Toka. Më 10 prill të vitit 2019, një ekip nga Event Horizon Telescope (EHT) njoftoi se për herë të parë ata kishin fotografuar vrimën e zezë të madhe në qendër të galaktikës. Sidoqoftë, është e pamundur të shohësh brendësinë e vrimës së zezë, nga ku as drita nuk mund të shpëtojë. Përkundrazi, ndërsa vrimat e zeza janë të padukshme nga natyra, gazrat që vërtiten rreth tij formojnë një unazë drite.

Fotografimi u konsiderua si një ngjarje shumë e rëndësishme, pasi u dha shkencëtarëve një ide të parë për “hijet” e lëna nga vrimat e zeza, rrethuar nga re të nxehta pluhuri dhe gazi, që vërtiten, duke lëshuar rrezatim të fortë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!