Në një përditësim “historik”, NASA do të shpallë rezultatet e një raporti të rëndësishëm mbi Objektet Fluturuese të Paidentifikuara (UAP), të njohura edhe si UFO.
Prezantimi do të bëhet në orën 16:00, në selinë e NASA-s në Uashington. Raporti i plotë u postua në internet nga NASA rreth 30 minuta para njoftimit.
Ky raport është rezultat i hulumtimit të një paneli të pavarur prej 16 shkencëtarësh, ekspertësh të aeronautikës dhe të dhënave, të udhëhequr nga astrofizikani David Spergel, dhe është mbështetur nga NASA që nga viti 2022.
Qëllimi i ekipit ishte të studionte UAP-të bazuar në shkencë dhe të krijonte udhëzime se si të integrohen mjetet dhe të dhënat shkencore për të kuptuar më mirë UAP-të. Daniel Evans, një zyrtar i lartë i NASA-s, tregoi më parë se raporti do të vihej në dispozicion të publikut në përputhje me parimet e transparencës dhe integritetit shkencor të agjencisë, duke i inkurajuar të gjithë ta rishikojnë dhe ta studiojnë atë.
/abcnews.al