Shtyhet kthimi i astronautëve/ Do të presin deri në fund të shkurtit të vitit 2025 për t’u kthyer në Tokë

schedule19:39 - 24 Gusht, 2024

schedule 19:39 - 24 Gusht, 2024

Ajo që duhet të kishte qenë një “provë” një javor në hapësirë për 2 astronautët, tani do të zgjasë më shumë se tetë muaj. NASA vendosi të shtunën se është shumë e rrezikshme për të sjellë dy astronautë përsëri në Tokë në kapsulën e re të  Boeing, dhe për këtë arsye ata duhet të presin vitin e ardhshëm për tu kthyer në shtëpi me SpaceX.

Astronautët  kanë mbetur të bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës që nga fillimi i qershorit.

Problematikat nisën pas dështimeve të shtytësit dhe rrjedhjeve të heliumit në kapsulën e re. Të dy personat në bord përfunduan në një model mbajtjeje ndërsa inxhinierët kryenin teste për të realizuar udhëtimin e kthimit.

Kapitenët në pension të marinës me përvojë të mëparshme fluturimesh, Wilmore, 61 vjeç dhe Williams, 58, ishin të përgatitur për shumë surpriza kur pranuan testimin e një anijeje të re kozmike, megjithëse jo në këtë masë.

Kështu që Wilmore dhe Williams do të presin fluturimin e ardhshëm me SpaceX. Ai pritet të niset nga toka në fund të shtatorit me dy astronautë në vend të katër të zakonshëm për një qëndrim rutinë gjashtëmujor. NASA mori dy për t’i lënë vend Wilmore dhe Williams në fluturimin e kthimit në fund të shkurtit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!