Shërbimi celular shumë shpejt mund të shkojë përtej kësaj bote. NASA ka firmosur një kontratë me Nokia prej 14.1 milionë dollarësh për të ndërtuar rrjetin e parë celular në Hënë. Gjigandi hapësinor thotë se 4G mund të sigurojë një komunikim më të besueshëm, në distancë më të gjatë se standardet aktuale të radios në Hënë.
Nokia tha se teknologjia e saj do të përdoret për të siguruar lidhje për “çdo aktivitet që astronautët duhet të kryejnë”, nga aftësitë e komunikimit me zë dhe video deri te vendosja dhe kontrolli i ngarkesave robotike dhe sensore. Gjithashtu do të projektohet për t’i bërë ballë veçorive të sipërfaqes hënore si temperatura ekstreme, rrezatimi dhe vakumi i hapësirës.
“Me financimin e NASA-s, Nokia do të shikojë se si teknologjia mund të modifikohet për mjedisin hënor për komunikime të besueshme,” tha administratori i NASA-s, James Reuter. Rrjeti hënor i Nokias është pak më ndryshe nga ai që përdor në Tokë, kryesisht për shkak se vetë pajisja duhet të jetë në gjendje të “përballojë kushtet e vështira të nisjes dhe uljes hënore, dhe të veprojë në kushtet ekstreme të hapësirës”. xh.d/abcnews.al