Nard Ndoka: Shqiptarët janë të zgjuar, nuk hanë bar

schedule20:45 - 23 Tetor, 2021

schedule 20:45 - 23 Tetor, 2021

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka theksuar se Berishën e sheh si politikan të lirë.

Në një intervistë për abcnews.al, me gazetarin Ermal Vaka, kreu i PDK, Nard Ndoka ka pasur edhe një mesazh duke theksuar se shqiptarët sipas tij nuk hanë bar.

“Unë e shoh me tepër liri Berishën, madje akoma me më mbështetje në qoftë se vendosen disa prita, në qoftë se sulmohesh tinzash edhe nga kryetari jot i partisë nga pasuesi që i ke dorëzuar stafetën, nëqoftëse ka konjektura edhe të faktorit ndërkombëtar shqiptarët kuptojnë, shqiptarët janë të zgjuar, në këtë rast jo vetëm që nuk hanë bar por janë aq të mprehtë sa barin t’ua servirin atyre që ua ofrojnë, kështu që në këtë sens unë nuk shoh pengesa për zotin Berisha.” tha Ndoka. /abcnews.al/