Nard Ndoka: Dëshmitarët e Jehovait, pranë familjeve në nevojë. I ndriçon dashuria për jetën

schedule15:57 - 5 Korrik, 2020

schedule 15:57 - 5 Korrik, 2020

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin pak ditë më parë ku nënë e bijë u vetëflijuan për t’u ringjallur.

Ndoka thotë se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka lënë në varfëri familjet në nevojë , ndërsa Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë pranë tyre vullnetarisht.

Ai shkruan se institucionet e shtetit kanë detyrim ligjor të hartojnë politika mbështetëse për familjet në nevojë.

“Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm që nuk paguhen nga bashkësia, por ato paguajnë një përqindje mujore nga paga e tyre për të mbajtur Kishën me gjithë infrastrukturën e saj.
Ofrojnë shërbim dhe predikim derë më derë të Biblës, çdo ditë, nga dy orë dhe këtë e bëjnë gjithë jetën vullnetarisht.

Ndërsa, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” paguhen nga taksat tona dhe një pjesë e këtij buxheti, që është planifikuar për familjet në nevojë, përfundon në xhepat e tyre në mënyrë korruptive, me projekte dhe forma nga më të ndryshmet”, shkruan Ndoka.

Postimi i plotë: “Dëshmitarët e Ramës”, përgjegjësi ligjore për dramat e familjeve në nevojë.

Dëshmitarët e Jehovait, një komunitet që qëndron pranë familjeve në nevojë, që predikojnë çdo ditë atë që ata vetë besojnë.

“Dëshmitarët e Ramës” përfaqësojnë Institucionet e shtetit, të cilët e kanë për detyrë ligjore dhe kushtetuese të hartojnë politika mbështetëse dhe t’i zbatojnë ato për familjet në nevojë, në komunitet e kudo.
Në realitet, Institucionet përgjegjëse i kanë braktisur ato në varfërinë e tyre, në krizën e jetës së tyre të përditshme, që po rëndohet dita-ditës gjithmonë e më tepër.

Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm që nuk paguhen nga bashkësia, por ato paguajnë një përqindje mujore nga paga e tyre për të mbajtur Kishën me gjithë infrastrukturën e saj.
Ofrojnë shërbim dhe predikim derë më derë të Biblës, çdo ditë, nga dy orë dhe këtë e bëjnë gjithë jetën vullnetarisht.

Ndërsa, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” paguhen nga taksat tona dhe një pjesë e këtij buxheti, që është planifikuar për familjet në nevojë, përfundon në xhepat e tyre në mënyrë korruptive, me projekte dhe forma nga më të ndryshmet.

Mungojnë politikat sociale e përkujdesja ndaj grupeve vunerabël të shoqërisë. Është inaktive dhe e largët prezenca e Bashkive dhe Ministrive përkatëse, pra “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, jo vetëm që sillen si padrino, por përpiqen që fajin ta hedhin tek të tjerët kur përballen me ngjarje të rënda dhe vëmendja përqëndrohet diku tjetër, jo tek fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm ligjor që janë zyrtarët e shtetit.

Çfarë bëjnë punonjësit social, në Bashki dhe Ministri, punonjësit e policisë, shërbimet shtetërore? Këto që kanë çdo informacion për bindjet politike të çdo familjeje dhe individi në komunitet, por problemet e tyre sociale e ekonomike, këto nuk i kanë në axhendën e tyre.

Kur një anëtar i komunitetit humb jetën dhe për një vit nuk ka asnjë informacion, nga punëtori i policisë në komunitet, nga punonjësit social në Rajon, nga Komisariati i Policisë, nga shërbimet inteligjente, që duhet të kontrollojnë veprimtarinë e të gjithë dëshmitarëve, të Jehovait e të Ramës.

Por rëndom, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, organizojnë vetëm “shoë” mediatik kur dorëzojnë në mënyrë vulgare dy qese me ndihma dhe promovojnë pushtetin e gënjeshtërt të Ramës.

Ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, predikojnë dashurinë për jetën dhe Zotin.

Besimet e ndryshme fetare nuk mund të zëvendësojnë kurrë rolin dhe përgjegjësitë e shtetit dhe detyrimin kushtetues.

Besimet fetare janë të fokusuara kryesisht tek boshllëku shpirtëror, që krijohet nga traumat e jetës, nga stresi, nga braktisja, indiferenca, urrejtja, etj.
Përkujdesja shoqërore, ekonomike dhe cilësia jetësore është detyrim dhe përgjegjësi e shtetit tonë, që për fat të keq nuk funksion dhe nuk ekziston për familjet dhe personat në nevojë.

Ndaj o miq, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” janë fajtor dhe përgjegjës për varfërinë në rritje, për dramat familjare, për numrin në rritje të vetëvrasjeve dhe çdo fenomen tjetër, deri tek rritja e numrit të endacakëve dhe lypsave në rrugë.

“Dëshmitarët e Ramës”, i ka vërbuar luksi i pushtetit, ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, i ka ndriçuar dashuria për jetën e Zotin./abcnews.al