Narcos-Meksikë: Nis sezonin e dytë sot në platformën Netflix

schedule11:14 - 13 Shkurt, 2020

schedule 11:14 - 13 Shkurt, 2020

Lajme emocionuese për fansat  e serialit Narcos, pas do të nisë  sezonin e dytë në platformën popullore Netflix.

Narcos : Meksikë është një prodhim i Chris Brancato, Carlo Bernard dhe Doug Miro, sezoni i parë premierë në Netflix  nisi më 18 nëntor 2018.

Seriali mori shumë  komente  pozitive dhe fitoi kaq shumë vëmendjen e publikut sa regjisorët vendosen të rinisin një sezon të dytë.

Seriali përqendrohet tek tregtarët e drogës në Meksikë dhe i gjithë komploti zhvillohet  në Kolumbi.

Narcos: Meksikë tregon  zhvillimin e kartelës së drogës në Guadalajara në vitet 1980 ndërsa tregtari i drogës Miguel Angel, Felix Gallardo “bashkon” trafikantët për të krijuar një perandori.

Se çfarë do të presim nga sezoni i dytë ngelet për tu parë. Është e sigurt që Scoot McNairy, një aktor i lindur në Dallas, po tërhiqet nga roli i regjisorit për të kaluar tek roli i protagonistit, në rolin e  Walt Breslin, një person i inflitruar nga qeveria amerikane./abcnews.al