Napoli është klubi i radhës i cili interesohet për shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajli.
“La Repubblica” shkruan për interesimin e Napolit, me 28-vjeçarin që ka pasur një sezon të mirë deri më tani.
Qendërmbrojtësi shqiptar në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave, la përshtypje të mirë, duke mbuluar si duhet Romelu Lukakun dhe ngjallur kureshtjen e drejtuesve napolitantë, të cilët kërkojnë një element për të forcuar prapavijën në merkaton e janarit.
Sipas raportimeve, lojtari do të zëvendësonte Juan Jesus, koha e lojës së të cilit është gjithnjë e më e pakët dhe aventura e të cilit në Napoli duket se ka marrë fund.
Për Ismajlin ka interes edhe nga Juventus./abcnews.al