Napoli kërkon të përforcojë sulmin dhe dy janë emrat që vijojnë të trumbetohen në mediat italiane.
Njëri është Giovanni Simeone, i cili ka spikatur me Hellas Verona dhe Napoli po tenton ta marrë në huazim me të drejtë blerje.
Sulmuesi tjetër është Armando Broja, i bashkuar me Chelsea pas huazimit te Southampton sezonin e shkuar.
Për sulmuesin shqiptar ka interes edhe nga disa klube të Premier League, ndërkohë që edhe Chelsea po e shikon me kujdes për ta mbajtur në ekip. / abcnews.al