E ardhmja e Lorenzo Insigne është e lëkundur, sulmuesi nuk po pranon rinovimin me klubin e Napolit.
Kontrata e tij skadon në qershor të 2022 dhe ai ende nuk është ulur të bisedojë për detajet e rinovimit pasi nuk dëshiron. De Laurentis ia ka bërë të qartë se nëse nuk rinovon deri në fund të vitit atëherë pjesën e mbetur të kontratës do ta kalojë i ulur në stol.
Oferta e fundit që Napoli i ka bërë Insigne-s është 5 milion euro në sezon deri në vitin 2026. Nëse 30 vjeçari nuk dëshiron përsëri të pranojë këtë ofertë, plani B i Napolit do të jetë Jeremie Boga i Sassoulos./h.ll/abcnews.al