Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Napoli goditet nga tërmeti më i fuqishëm i 40 viteve të fundit

schedule16:25 - 30 Qershor, 2025

schedule 16:25 - 30 Qershor, 2025

Napoli është goditur mesditën e kësaj të hënë nga një tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter. Tërmeti është regjistruar në zonën Campi Flegrei në orën 12:47.

Mediat italiane raportojnë se magnituda 4.6, është më e larta që është regjistruar në 40 vitet e fundit.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 5 km. Tërmeti i orës 12:47 u pasua nga një tjetër me magnitudë 2.2 në orën 12:51. Ndërkohë, Bashkia e Pozzuolit ka publikuar një njoftim në kanalet e saj të mediave sociale, në të cilin informon qytetarët për dridhjet sizmike të vendosura në Gjirin e Bacolit.

Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme te shumta. Përkohësisht është pezulluar vetëm qarkullimi i trenave në qendër të Napolit në bazë të masave paraprake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!