Napoli ka arritur të ulë dënimin e Victor Osimhen në një ndeshje , pasi fitoi gjyqin në apel.
Sulmuesi tani do jetë i gatshëm për ndeshjen në fundjavë kundër Juventusit. Osimhen ishte pezulluar pasi goditi lojtarin e Veneciaz, në sfidën e parë të Seria A.
Sulmuesi u dënua me dy ndeshje pezullim, atë kundër Genoas dhe takimin e vështirë ndaj Juventusit.
Tashmë që Napoli fitoi në apel, Osimhen do lejohet të luajë kundër Juventusit. Napoli i ka fituar të dy ndeshjet e para në kampionat, kurse Juventusi ka marrë vetëm një pikë. abcnews.al