Napoli dorëzohet, Juventus jo/ Humbje e papritur në Como, mbetet në vend të dytë

schedule12:05 - 24 Shkurt, 2025

schedule 12:05 - 24 Shkurt, 2025

Ndoshta nuk e ka stofin për t’ia dalë. Napoli cilësohej si një pretendent i madh për titull në Serinë A italiane, veçse humbja në Como i dha një goditje të fortë.

Të besuarit e trajnerit Antonio Konte, që kanë kaluar rivalë si Interi apo Juventusi, u dorëzuan ndaj një ekip vërtet modest, edhe pse tepër të rrezikshëm.

Edhe pse ish-kampionët bënë më shumë, sërish u dorëzuan në fund, për shkak të një autogoli nga ylli I Kosovës, Amir Rrahmani, dhe një goli të realizuar prej të riut Asane Diao.

Kjo në minutën e 77-të.

Nuk bëri punë barazimi i përkohshëm nga Raspadori në minutën e 17-të.

Çfarë ndodhi me Napolin?

Ndoshta, skuadra e Kontes nuk e ka stolin e gjatë të një Interi, dhe kjo kushton.

Zikaltërit tashmë kanë dalë të vetëm në renditje, për herë të parë këtë edicion.

“Kreu është I Interit, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Super Komo, Napoli nokaut! Kampionët për herë të parë të vetëm në krye! Vlahoviç ekziston!”

“Jam edhe unë”, titullon “Tutosport” me fjalët e Dushan Vlahovicit, – Juventusi e vetme në vend të katërt! Konte dridhet! Gasperini synon sërish skudeton!”

“Zonja e Vjetër” e bëri më në fund detyrën dhe duket se do ta realizojë objektivin minimal.

Piemontezët fituan 1-0 në Kaljari falë një goli të vetëm shënuar nga sulmuesi serb, Dushan Vlahoviç.

E vërteta është që Juvja pati epërsi dhe e meritoi, e tani ka 49 pikë në vend të katërt.

Serinë A e kryeson Interi me 57 pikë, Napoli ka 56, ndërsa në garë për titull ka hyrë sërish edhe Atalanta me 54 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!