Kvicha Kvaratskhelia dhe Napoli janë gati të rinovojnë kontratën së bashku.
Siç raportohet në Francë nga “Foot Mercato”, klubi italian do t’i zgjasë kontratën sulmuesit gjeorgjian deri në vitin 2028, me një ndryshim të ndjeshëm në pagë.
Kvara do të fitojë 2.5 milionë më shumë në krahasim me sa merr aktualisht, shifër kjo që do të arrinte në 4 milionë euro duke marrë edhe bonuset.
Napoli është gjithashtu i gatshëm të bëjë barrikada në verë dhe synon me çdo kusht të ruajë yllin e ekipit nga klubet e mëdha./ h.ll/abcnews.al