Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e pankinës së Napoli. Aurelio De Laurentiis ka vendosur të provojë hapin vendimtar për të arritur objektivin, pra gjetjen e një marrëveshje me Antonio Conte, i cili ka qenë gjithmonë i zgjedhuri për rilindjen e “azzuri”. Kandidatët e tjerë të testuar, nga Pioli te Gasperini, për arsye të ndryshme janë konsideruar gjithmonë Plani B, për t’u ndjekur vetëm nëse do të ishte zhdukur përfundimisht mundësia e punësimit të ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit.
Por në realitet kontaktet e pandërprera kanë lejuar numrin një të Napolit të mbajë dialogun të hapur. Dhe e shtuna ishte një ditë që dha sinjale të rëndësishme, duke bërë që të rritet optimizmi.
Në fakt, Conte do të kishte ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm drejt klubit nga pikëpamja ekonomike dhe e shtuna premton të jetë dita kyçe, ajo e hyrjes ose daljes. De Laurentiis është i bindur se mund të parrë një “po” nga trajneri i zgjedhur. Gjithmonë qëllimi i De Laurentiis ka qenë Antonio Conte për pankinën e Napolit të tij./h.ll/abcnews.al