Me Osimhen, Kvaratskhelia, Zielinski e Kim Min-Jae, në organikën e tyre, “blutë” e Napoli pritet të jenë një ndër ekipet më aktive në merkaton e verës këtë sezon, me “djajtë” e Manchester United që kanë bërë “hapat” e para drejt Kampionëve të Italisë e më konkretisht qendërmbrojtësit korean, Min-Jae.
“Të kuqtë” e Manchester janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e “kollosit” të mbrojtjes dhe tashmë Preisdenti De Laurentiis ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij dhe mesa duket e ka gjetur atë te rivalët e Atalanta.
Në qendër të merkatos napoletane është 19-vjeçari, Giorgio Scalvini, i cili prej kohësh konsiderohet në Itali si një talent i madh në mbrojtje, duke shtyrë kështu kampionët e Serie A të nisin bisedimet me “bergamaskët” e Atalanta, por edhe me agjentët e lojtarit.
Megjithatë, edhe pse negociatat janë ende në fazën paraprake, pritet që në javë në vazhdim të mbyllet gjithçka. Gjithashtu, një tjetër largim nga Napoli, mund të jetë dhe norvegjezi i mbrojtjes, Leo Ostigard, duke i shtyrë kështu “blutë” të jenë në kërkim të 2 qendërmbrojtësave, në një kohë tepër të shkurtër. /i.m /abcnews.al