Nano sqaron shqiptarët e Kosovës: Nga e mora termin “Provokacija”

schedule22:31 - 10 Maj, 2019

schedule 22:31 - 10 Maj, 2019

Prej dy sezonesh tashmë, Mustafa Nano drejton emisionin “Provokacija” në ABC News.

Por ky emër nuk ka pasur shumë pëlqime nga qytetarë të Kosovës, të cilët e lidhin atë me serbishten. Por puntatën e sotme, teksa të ftuar në studio kishte deputeten kosovare, Duda Balje, ai ka sqaruar nga e ka marrë termin “Provokacija”.

“Mua më qortojnë shumë për këtë emrin “Provokacija”. Më qortojnë shumë, më konsiderojnë si tradhtar. Më thonë pse ke marrë këtë emër. Unë do i them kosovarëve që termin “Provokacija” nuk e kam marrë nga gjuha serbe, e kam marrë nga gjuha boshnjake. Me boshnjakët s’keni gjë”, tha ai.

Ndërkohë, deputetja Duda Balje, e cila përfaqëson në Kosovë komunitetin boshnjak tregoi me shaka se kur miqtë e saj e morën vesh që do shkonte në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos i kanë thënë që të mos shkonte.

“Me thënë të drejtën, kur kam thënë që do vij sot këtu gjysma e shokëve më kanë thënë ‘mos shko’”, tha me humor deputetja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!