Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për fëmijë dhe të rinj pritet të ngrejë siparin më 20 nëntor në Tiranë, për të rrugëtuar në 5 qytete kryesore të vendit. Drejtori i Giffonit në Shqipëri Namik Ajazi tha se këtë vit do t’i propozojmë Ministres së Arsimit që Kinemaja të futet si lëndë në kurrikulat shkollore.
Për herë të parë në festivalin ndërkombëtar të Filmit për fëmijë dhe të rinj Giffoni, Shqipëria do të përfshijë edhe filmat shqiptarë në program krahas prodhimeve më të fundit ndërkombëtare që i dedikohen target grupit nga 3 deri në 18 vjeç.
Drejtori i Giffonit në Shqipëri Namik Ajazi thotë se risi e këtij viti do jetë propozimi që do i bëhet Ministres së Arsimit që kinemaja të perfshihet si lëndë në kurrikulat shkollore.
Organizatori i Giffonit mëmë Claudio Gubitozi tregon se vitin e ardhshëm do të ketë ndryshim formula e Giffonit në Shqipëri.
Giffoni për 4 ditë do të zhvillohet në 5 qyetetet kryesore, si Tirana , Shkodra, Durrësi, Korça dhe Pogradeci. /ABC News.
https://youtu.be/0NM8VSa-vus