Namazgjaja, xhamia më e madhe në Ballkan/ Brenda faltores së re të myslimanëve në zemër të Tiranës

schedule11:10 - 11 Tetor, 2024

schedule 11:10 - 11 Tetor, 2024

Pritjes së gjatë të besimtarëve myslimanë i erdhi fundi.  Xhamia e Namazgjasë hapi dyert për të pritur besimtarët, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjtje u krye edhe falja e namazit të parë.

Myslimanë e kanë tashmë një xhami simbol në zemër të Tiranës.

Xhamia e Namazgjase shtrihet në një sipërfaqe prej 10 mijë metër katrorë.

Të veçantë e bën është arkitektura e saj, e stilit të vjetër otoman. E ngjashme me xhamitë e mëdha të Turqisë.

Xhamia ka disa hyrje për besimtarët. Pjesa qëndrore e saj është kupola, 30 metra e lartë, e dizejnuar me motive shumëngjyrëshe dhe shkrime në gjuhën arabe. Bien në sy kulmi, harqet dhe lampadarët e lartë.

Dritat në pjesën e kupolës, i japin xhamisë madhështinë e saj.

Menjëherë sapo futesh në ambjentet e brendshme të Namazgjasë, ndodhet salla e madhe e faljes. Në pjesën qëndrore të sasj është vendosur kurani, ndërsa sipas ritualit besimtarët përulen përpara librit të shenjtë.

Kjo sallë ka vend per mbi 5 mije besimtare, te cileve deri më sot iu kishte munguar një ambjent i tillë.

Mbi sallën e faljes së burrave, ndodhet vend i posaçëm i faljes së grave.

Namazgjaja e re, nuk do të jetë vetëm një godinë e kryerjes së ritualeve për besimtërt, ajo do të ketë edhe funksione të tjera.

Tahsin Koç, një burrë i vjetër turk është një nga mikpritësit e xhamisë së Namazgjasë. Që nga 10 tetori ai së bashku me stafin shqiptar është pjesë e bordit administrues të xhamisë.

“Kjo xhami ishte e nevojshme për besimtarët, duhej një e madhe me këto kapacitete. Xhamia, me kete arkitekturë është që nga koha e perandorise osmane. Une jam nga Ankaraja, por normalisht ndodhem këtu si pjesë e menaxhinit te xhamisë. Besimtarët myslinë e meritonin këtë xhami shumë kohë më parë, por tani më në fund e kanë.”

Jashtë ambjenteve të xhamisë ndodhen vendet e posaçme të marrjes së abdesit, një rit i rëndësishëm për besimtarët, para kryerjes së faljes.

Xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan dhe ajo ka kapacitet për 10 mijë besimtarë që do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

Përvese një tempull i munguar për myslimanët, xhamia do të jetë edhe një atraksion turistik për të huajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!