Nallbati dëshmon në SPAK: Nuk e godita Sinajn, shkova t’i merrja kartën dhe shtymë njëri-tjetrin

schedule09:39 - 6 Nëntor, 2023

schedule 09:39 - 6 Nëntor, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati po jep dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në lidhje me konfliktin që pati disa ditë më parë me deputetin socialist, Vullnet Sinaj, gjatë seancës plenare në Kuvend, ku edhe u përplasën fizikishtm e njëri-tjetrin.

Nallbati deklaroi se nuk e ka qëlluar Sinjan, por shkoi të merrte kartën te vendi ku po fliste deputeti socialist dhe se më pas shtynë njëri-tjetrin.

“Nuk kam qëlluar njëri, shkova të merrja kartën dhe atje shtymë njëri-tjetrin”, tha Nallbati.

Nallbati u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e SPAK, për të dhënë sqarimet e tij.

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në SPAK. Sinaj është paraqitur ditën e premte në ambientet e prokurorisë, ndërsa ditën e sotme, Nallbati ka deklaruar se incidenti nuk ka ndodhur sipas tij. Ka pasur një shtyrje mes tij dhe deputetit Sinaj, në momentin që ai ka shkuar t’i merrte kartën, aty ndodhi shtyrja dhe konflikti”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Ditë më parë, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur kallëzimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS, i cili ka kallëzuar deputetin Bledion Nallbati për konfliktin e ndodhur ne seancën e Kuvend ku u godit deputeti i PS Vullnet Sinaj.

Shorti është hedhur në Prokurorinë e Posaçme edhe prokurori që do të vazhdojë të kryeje veprime hetimore është Elvin Gogaj.

Ky i fundit ka urdhëruar sekuestrimin pamjeve për të parë dinamikën se si ka ndodhur konflikti mes dy deputetëve.

Sa i takon kallëzimit të bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk ka mbërritur ende ky kallëzim në prokurori. Kjo u konfirmua për ABC News nga burime brenda Prokurorisë së Posaçme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!