‘Nakba’ nxjerr gjermanët në rrugë, protesta masive dhe dhjetëra të arrestuar në Berlin

schedule13:02 - 19 Maj, 2024

schedule 13:02 - 19 Maj, 2024

Më shumë se 2,000 njerëz marshuan në qendër të Berlinit të shtunën për të shënuar Ditën e Nakba, zhvendosjen e 700,000 palestinezëve pas krijimit të shtetit të Izraelit pas luftës arabo-izraelite të vitit 1948.

Sipas policisë së Berlinit, e cila ruante marshimin me të paktën 500 efektivë, një automjet me altoparlant po drejtonte marshimin, duke bërtitur parulla, ndër të tjera, kundër Izraelit. Pas ndërhyrjes së policisë, mjeti është larguar, por pa penguar kursin, i cili është ndryshuar disa herë për arsye sigurie.

Sipas mediave gjermane, ka pasur disa arrestime të protestuesve. Policia kishte paralajmëruar se nxitja e dhunës, propaganda për të shkatërruar shtetin e Izraelit dhe përdorimi i flamujve dhe simboleve të Hamasit dhe rrjetit Samidoun, organizata të jashtëligjshme në Gjermani, ishin të ndaluara, që nga sulmi i 7 tetorit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!