Trajneri gjerman Julian Nagelsmann është gjithnjë e më afër drejtimit të PSG-së. Siç raporton në faqen e tij gazetari i njohur Gianluca di Marzio, ka kontakte pozitive mes klubit francez dhe Nagelsmann.
Kujtojmë se Julian Nagelsmann humbi punën në fund të marsit. Më pas vendimi për t’u ndarë me trajneri e ri u mor papritur nga Bayerni, ku Nagelsmann punonte që nga vera e vitit 2021.
Një ditë më parë pati informacione për dorëheqjen e Christophe Galtier nga posti i timonierit të PSG. /G.D abcnews.al/

