Julian Nagelsmann do të jetë timonieri i ri i Bayern Munchen. Trajneri 33-vjeçar është prezantuar sot përpara popullit bavarez. Entuziazmi është i madh te tekniku, njësoj janë edhe ambiciet me rekordmenët e futbollit gjerman.
“Unë jam një trajner që merr parasysh edhe aspektin financiar të klubit. Vij nga një klub që pavarësisht se kishte shumë burime ekonomike, kurrë nuk e lejuan veten të bëjnë çmendurira në merkato.
Mendoj se dialogu është baza e gjithçkaje, si me lojtarët dhe drejtuesit, për të marrë vendime thelbësore për të mirën e Bayern Munchen. Kam firmosur një kontratë 5-vjeçare këtu, kjo do të thotë shumë për mua.
#ServusJulian ?️?#FCBayern #MiaSanMia #packmas #AllianzArena pic.twitter.com/GDCaKJDOIS
— FC Bayern München (@FCBayern) July 7, 2021
Për vetëm një vit nuk do të kisha ardhur te Bayerni. Dua të tregoj se jam në lartësinë e kësaj detyre. Është një ëndërr e realizuar për mua të punoj këtu, pasi jam që i vogël një tifoz bavarez. Ndihem i lumtur dhe e ndjej besimin e të gjithëve”.
Më pas një koment për lojtarët që do të stërvisë. “Neuer do të konfirmohet kapiteni i skuadrës, por duhet të gjejmë zëvendësuesin e Alaba. Unë mendoj se është normale që lojtarë si ai dhe Boateng të largohen.
Kemi shumë lojtarë të tjerë me të cilët mund t’i zëvendësojmë, por unë dua t’u jap hapësira edhe talenteve që kemi në përbërje. Sane? Leroy ka cilësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme, mund t’i japë shumë skuadrës.
Ai mund të mbulojë disa role në fushë, kështu që mund të përfaqësojë një armë të rëndësishme për Bayernin. Jam i bindur që do të shohim një Sane të ndryshëm nga ai i mëparshmi”, deklaron Nagelsmann, i cili e mbyll fjalën e tij me Leon Goretzkan.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, jam shumë i lumtur që do të punoj me të, do doja ta kisha në dispozicion për shumë vite. Leon është një nga mesfushorët më të mirë në Evropë“, përfundoi trajneri i ekipit bavarez. /abcnews.al