Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich, duke folur në konferencën për shtyp para Superkupës së Gjermanisë kundër Leipzig, komentoi për zëvendësimin e mundshëm të Lewandowskit.
“Merkatoj verore është ende e hapur për katër javë dhe diçka mund të ndodhë. Ne do të hapim sytë në merkato për të parë një mundësi të mirë që mund tëq shfrytëzohet.
Mane? Ai është një sulmues krahu dhe patjetër që do të luajë në atë rol”, është shprehur tekniku i klubit gjerman./ h.ll/abcnews.al