Nagelsmann do Bayern Munchen, Tottenham provon “misionin e pamundur”

schedule17:37 - 26 Prill, 2021

schedule 17:37 - 26 Prill, 2021

Tottenham është në kërkim të një trajneri të ri që nga shkarkimi i Jose Mourinho disa ditë më parë. Emri më i pëlqyer nga drejtuesit është strategu i Leipzig, Julian Nagelsmann.

Megjithatë, ky i fundit duket se nuk ka ndërmend të bashkohet me londinezët sepse flitet se ka arritur marrëveshje me Bayern Munchen dhe i ka kërkuar klubit largimin.

 

Në këto kushte, Tottenham duhet të shohë për dikë tjetër dhe mësohet se trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate është emri tjetër i pëlqyer.

 

Në situatën aktuale ky skenar duket i vështirë. Southgate ka projekt me Anglinë deri në Botërorin e vitit 2022 dhe vështirë të lërë në mes këtë mision. Ardhja e tij do bindte Harry Kane të qëndronte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!