Rudina Hajdari ka “dy fjalë” sekret me naftëtarët: Të ikin mediat

schedule10:03 - 29 Tetor, 2020

schedule 10:03 - 29 Tetor, 2020

Naftëtaret e Ballshit vijon në ditën e 15 grevën e tyre për plotësimin e kërkesave. Grevistet edhe pse në gjendje të rëndë shënetsore nuk tërhiqen dhe deklarojnë se nuk do largohen deri sa të marrin zgjidhje.

Këtë të enjte në Ballsh pranë grevistëve protestues ka shkuar deputetja Rudina Hajdari, e cila ka kërkuar që mediat të mos jenë prezentë gjatë komunikimit të saj me grevistët protestues.

Mos i lejoni, ndoshta media nuk do të ishte mirë ta kapnin këtë bisedë”, është shprehur ajo.

Hajdari në fjalën e saj ka theksuar se mungesa e reagimit nga ana e autoriteteve në lidhje me kërkesën e grevistëve është një çmenduri

Ndër të tjera ajo është shprehur se kauza e grevistëve është e të gjithëve.

“Falenderoj ju për rezistencën që bëni jo vetëm për pagat tuaja por për të gjithë ata si ju. Mungesa e reagimit është çmenduri. Shfrytëzoj grevën tuaj si foltore meqë sot ka parlament. Po do e çoj zërin tuaj edhe te ndërkombetarët sepse reputacioni te nderkombetarët është i rëndësishëm për këtu. Po mashtrojnë ndërkombetarët dhe trupën diplomatike duke mos treguar të vërtetën për ju. E verteta e Shqipërisë është kjo këtu. Kauza juaj është e të gjithëve. Kjo që po ndodh këtu po ndodh ne të gjithë Shqipërinë”, është shprehur Hajdari.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!