Naftëtarët e Ballshit para MIE, policia ndërhyn për të shpërndarë protestën

schedule11:23 - 17 Shtator, 2020

schedule 11:23 - 17 Shtator, 2020

Naftëtarët e Ballshit siç kishin paralajmëruar, këtë të enjte janë mbledhur për të protestuar para MIE.

Për të mbajtur nën kontroll protestën dhe për të mos lejuar grumbullimin e tyte për shkak të pandemisë kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Naftatrët në kërkesë  e tyre kërkojnë 20 paga të pamarra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.

Prej shumë vitesh ne, naftëtarët e Ballshit, jemi vjedhur, tallur e nëpërkëmbur nga pronarët dhe pushtetarët. Kemi thuajse 20 paga pa marrë, edhe pse i kemi fituar me gjyq. Jemi të papunë këta 11 muaj të fundit, pa bukë për fëmijët dhe familjet tona!

Ju bëjmë thirrje gjithë naftëtarëve që të bashkohen ditën e nesërme, 17 shtator, ora 11:00, para ministrisë së infrastrukturës dhe energjisë!

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen dhe të na mbështesin në kërkesat tona.

Bashkohemi për të drejtat tona, për djersën e ballit dhe bukën e fëmijëve!

Punë, pagë, perspektivë!”, thuhej në njoftimin e naftëtarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!