Naftëtarët e Ballshit i përgjigjen Ramës: Nga greva dalim vetëm pasi të marrim një premtim konkret

schedule10:51 - 28 Tetor, 2020

schedule 10:51 - 28 Tetor, 2020

Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 14-të të grevës teksa vijojnë rezistencën e tyre për plotësimin e kërkesave. Grevistët dhe pse në gjende të  rënduar shëndetësore shprehen se se nuk do largohen deri sa të marrin zgjidhje.

Naftëtarët gjithashtu i  kanë kthyer përgjigje kryeministrit Rama i cili theksoi se është i gatshëm që ti takojë por ato duhet të mbyllin grevën.

LEXO EDHE: Greva e urisë në Ballsh, Rama: Jam gati të vij tek ju sapo ta mbyllni! Nuk ulemi me presione

Përfaqësuesi i grevistëve në fjalën e tij për mediat ka theksuar se ato do të dalin nga greva në momentin që do të marrin një premtim konkret në lidhje me kërkesat e tyre.

“Kryeministri Edi Rama na ka dërguar një mesazh ku na thotë se po punojnë për të gjetur investitorë seriozë dhe greva juaj nuk ka ndihmo për këtë pjesë. Ne i themi kryeministrit faleminderit për mesazhet, ne nuk jemi kundër negociatave por na duhet një datë dhe një vend takimi dhe në momentin që ne do të marrim një përgjigje konkrete ne do të dalim nga kjo grevë. Pa  një gjë konkrete ne nuk tërhiqemi”, është shprehur grevisti.

Ndërkohë mbrëmjen e së martës në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit kanë shkuar dhe janë solidarizuar naftëtarë nga Kuçova. Gratë naftëtare janë të vendosura, nuk terhiqen nga greva.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!