Naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie

schedule11:34 - 28 Shtator, 2020

schedule 11:34 - 28 Shtator, 2020

Naftëtarët e Ballshit vendosën të futen në grevë urie. I pari që është futur në grevë është Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës se naftëtarëve të bashkuar.

Ai është shprehur për mediat se naftëtarët nuk duhet të kishin dalë nga greva e shkurtit, por u detyrua nga premtimet boshe, siç i quan ai.

“Ne nuk duhet të kishim dalë në shkurt nga greva e urisë, por premtimet boshe të tyre na detyruan. Po them edhe njëherë, nuk është grevë politike. Kjo grevë është ekonomike, naftëtarët kërkojnë zgjidhjen e tyre. Para dy javësh bëmë kontratat dhe ajo ishte tallja më e madh”, thotë ai.

Pak ditë më parë naftëtarët iu rikthyen sërish protestave pasi ende nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për pagat e tyre të prapambetura. g.v/abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!