Naftë pa akcizë dhe taksa, miratohet fondi për fermerët

schedule10:59 - 20 Tetor, 2020

schedule 10:59 - 20 Tetor, 2020

Qeveria ka partashikuar një fond prej 1 miliard lekësh me qëllim financimin e skemës së subvencionit për karburantin e përdorur prej fermerëve.

Kështu, siç pasqyrohet në dokumentin e projektbuxhetit të vitit 2021 të siguruar nga abcnews.al, qeveria planifikon që ta financojë këtë skemë me 1 miliard lekë.

Lexo edhe: Projektbuxheti 2021: Sa para shkojnë për pronarët dhe të përndjekurit

Kjo shumë, siç deklaroi edhe më herët kryeministri Rama, do të mundësojë heqjen e akcizës, taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit për karburantin e përdorur nga fermerët.

Qeveria ka miratuar gjithashtu në këtë projektbuxhet edhe një fond prej 8 miliard lekësh për rritjen e pagave me mesatarisht 40% për mjekët, infermierët dhe mësuësit. /abcnews.al