Prokuroria e Tiranës kërkoi 15 vite burg për Ardian Xhillarin, biznesmenin e akuzuar për përfshirje në skandalin e naftës “virginë”. Sipas prokurorisë, ai ka hedhur në treg një sasi prej 4.4 milion litra naftë të papërpunuar. Për dy ish-zyrtarë të lartë të doganave, të pandehur në të njëjtën çështje, prokuroria kërkoi dënim me nga 5 vjet burg për akuzën “shpërdorimit të detyrës”.
Prokuroria e Tiranës paraqiti konkluzinet përfundimtare në çështjen gjyqësore ndaj biznesmenit Ardian Xhillari duke i kërkuar gjykatës dënimin e tij me 15 vite burg. Sipas prokurorisë, në vitin 2014 në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Tea Construction and Petroil” Xhillari ka bërë transportin fiktiv të një sasie prej 4.4 milionë litra naftë nga një depozitë në Kodër Mëzez, Tiranë për në magazinën doganore Ballsh.
Ky transport rezulton të jetë bërë vetën në letër pasi sasia e karburantit të ndaluar për shitje në gjendje të papërpunuara, sipas prokurorisë, është hedhur në treg. Përmes kësaj skeme, përpos fitimeve, Xhillari dyshohet të ketë shmangur të paktën 242 milionë lekë taska.
“Ky shtetas me dashje direkte ka realizuar të ardhura në mënyrë të paligjshme të cilat nuk i ka deklaruar, nuk ka paguar detyrimet tatimore me gjithë mundësinë financiare që kishte, si dhe ka riqarkulluar të ardhurat e krijuara në mënyrë të paligjshme nëpërmjet sistemit bankar”, thuhej në pretencën e prokurorisë, ku u kërkua deklarim fajtor i Xhillariut për akuzat e “fshehje së të ardhurave”, “mospagimit të taksave” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”. Prokuroria kërkoi për të edhe dënimin plotësues të heqjes së drejtës së ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhe 10 vjeçare.
Për të njëjtat akuza prokuroria kërkoi dënimin e shoqërisë “Tea Construction and Petroil” në cilësinë e personit juridik me 5 milionë lekë gjobë.
Organi i akuzës kërkoi deklarimin fajtorë edhe ish-zv/drejtoreshën e Doganave, Lula Njebza dhe ish-kryetarit të doganës Tiranë, Erarbër Teneqexhiu, për akuzën e “shpëdorimit të detyrës”dhe dënimin e tyre me nga 5 vite burg si dhe 3 vjet heqje te të drejteës për ushtrimin e funksioneve publike. Sipas prokurorisë, ish-zyrtarët e doganave përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre i kanë mundësuar biznesmenit Xhillari trasnportimin fiktiv të naftës virgine. Alban Xhillari u gjykua në mungesë, pasi ai iu fsheh drejtësisë./abcnews.al