Nafta në Shqipëri e rajon, Senja me grafik: Maqedonia e Veriut shembull, “formula” për uljen e çmimit

schedule22:15 - 8 Shkurt, 2022

schedule 22:15 - 8 Shkurt, 2022

Qytetarët shqiptarë po përballen me çmime rekord të karburanteve. Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.

Gazetari Emirjon Senja i ftuar në emisionin “Log” në Abc ka bërë një krahasim të çmimit që ka vendi jonë me rajonin. Ndikim në rritjen e çmimit përfundimtar sipas Senjës kanë pasur edhe taksat.

Nuk di si mund ta reduktojmë çmimin, por propozimi i fundit është të heqim ndonjë taksë, nëse mund të heqim taksën e qarkullimit ka një propozim. Po nëse heqim taksën e qarkullimit a do reflektohet në ulje çmimi domosdoshmërisht? Kjo është një pikëpyetje e madhe”, tha Senja mes të tjerash.

Një formulë zgjidhjeje sipas Senjës është nxitja e konkurrencës në treg.

“Ka një formulë magjike në treg që është të nxisësh konkurrencën në treg. Nëse nxit konkurrencën dhe lehtëson futjen  e operatorëve të rinj, pengon, bllokon marrëveshjet mes kompanive nuk ka nevojë fare të ndërhysh, thjesht ti zbato ligjin e konkurrencës dhe kompanitë operojnë vetë duke mos u marrë vesh me njëra tjetrën dhe duke lejuar lehtësisht futjen e kompanive të tjera. Kjo  është mënyra se si mund të ndërhyhet në këtë rast pa hequr taksat fare”.

Shqipëria ka pothuajse të njëjtin çmim nafte si në Gjermani (rreth 1.8 dollarë për litër), por një qytetari gjerman i duhen vetëm 1.24% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Senja bëri një renditje të vendeve të rajonit sipas çmimit të naftës, ndërsa rezulton se Shqipëria është më e shtrenjta.

“Në grafik, që është simpatik në dukje por për faqe të zezë për ne. Për çdo 100 lekë naftë që paguajmë, 60 lekë janë taksa. 53% e ka Serbia, 51% Mali i Zi, Maqedonia që e marrim shembull të mirë është 37%, Kosova 49%. Ky grafik përmbledh të gjithë atë që po flasim”.

Lexo edhe: INFOGRAFIK/ Gënjeshtra dhe të vërteta, pse po blejnë shqiptarët naftën me 196 lekë?

Senja evidentoi një detaj që nga fillimi i pandemisë, kur çmimi i naftës në bursë ishte në minimum. Në momentin që çmimi në bursa rritet, sipas tij kjo reflektohet në tregjet tona, por kur ndodh e kundërta, ulja e çmimit nuk reflektohet.

Në momentin që u mbyllën sa filloi pandemia,  çmimi i naftës në bursë ishte në minimum, nëse Shqipëri u ul deri në 140 lekë për litër. Pse ndodhi?  Pse na zbriti deri në 140 lekë, sepse vendet zgjedhin nëse do bëjnë çmimin e kontrolluar ose do ta lënë tregun të lirë. Ne kemi çmim të lirë po operatorët abuzojnë. Ka dyshime, nuk mund të ndodhë se sa ndryshon çmimi sot në bursa reflektohet direkt në rritje, nëse reflektohet në rritje pse nuk reflektohet në zbritje. Institucionet duhet ta japin një përgjigje se përse përballemi me situata të tilla”, shtoi Senja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!