Nafta në Shpirag, inxhinieri Shehu: Në fazën e kërkimit, kompania ka shumë shpenzime. Çoçoli: Shell ka standard transparencën

schedule20:31 - 19 Prill, 2024

schedule 20:31 - 19 Prill, 2024

Inxhineri i naftës, Fatmir Shehu thotë se kompania Shell, e cila po operon në Shpirag, në fazën që ndodhet aktualisht, atë të kërkimit, ka shumë shpenzime.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Shehu u shpreh se sipas raportimeve nga Shell, në Shpirag ka 37 milion ton naftë.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli deklaroi se Shell është kompani prestigjoze që ka standard trancparencën.

Pjesë nga diskutimi

Fatos Çoçoli: Kjo është një kompani që na ka dhënë krahas 10% të rentës minarare, na ka dhënë edhe bonuse, që shkojnë rreth 18% të vlerës së prodhimit të shitur. Jemi të bindur që është kompani prestigjoze, ka standard transparencën.

Fatmir Shehu: Ne kemi zbuluar rreth 15 vendburime për 30 vjet, vendburime nafte dhe gazi. Këtu diskutohet, shfrat nuk jepen pa llogaritje. Në këtë pikëpamje, nuk mund ta kontestoj shifrën. Kanë folur autoritetet më të mëdha të Shell, kanë ekspertët e nivelit të lartë. Kjo shifër nuk është dhënë me hamendje. Edhe ne, kur kemi dhënë revervat në përpara, nuk kemi qenë aq të saktë. Është një shkencë më vete kjo. Shell nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate zyrtare. Të thuash me hamendje që Shell iku, nuk është as etike. Siç kam dëgjuar, Shell raportoi 225 milionë barrelë, del 37 milion ton naftë. Nëse e marrim çmimin aktual të kësaj nafte, naftë e lehtë. Naftën e kemi zbuluar.

Nuk jam dakord me këtë që kemi zbuluar për herë të parë naftë të lehtë. Këto janë kopmanitë më të mëdha. Në kërkime nuk futemi dot ne se ka harxhime të mëdha. Ka kosto dhe ka risk. Është në fazën e kërkimit, jo të prodhimit. Në fillim është kërkimi. Mbasi e gjen që këtu ka naftë, vjen faza e vlerësimit. Nafta është lëndë e parë, naftës asnjëherë nuk i bie vlera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!