Drejtuesit e automjeteve në kryeqytet u përballën mëgjesin e së shtunës me çmime rekord në pikat e karburanteve. 1 litër naftë kushton nga 230 në 234 lekë, një rekord historik ky në tregun vendas.
Të shqetësuar për këtë fakt, ndjekësit i kanë shkruar kryeministrit Edi Rama i cili u ka kthyer përgjigje.
“Si ka mundësi që edhe pse çmimi i naftës po rritet, nuk ka asnjë reagim dhe se vetë kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë fakt”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.
Rama në përgjigjen e tij është shprehur se sharjet nuk janë argumente dhe se për rritjen e çmimit të naftës. Ai më tej shprehet se tashmë secili e ka idenë se në çfarë kohe po jetohet, ndërsa shtron pyetjen se çfarë lidhje ka Rusia me çmimet e energjisë dhe naftës?
Lexo edhe: Karburantet kapin çmime rekord në Shqipëri
Kryeministri ka shkruar se po bëhet luftë e vërtetë me bomba e viktima dhe se çmimet janë rritur kudo në botë. Sipas tij, po të ishte në dorën e qeverisë, këto çmime nuk do të rriteshin, njësoj si energjia elektrike, por ai shton është privati ai që vendos.
Rama shtoi se edhe Shqipëria do të marrë në kurriz një pjesë të barrës së agresionit mbi Ukrainën, pasi sipas tij, historia ka treguar se kur mbyll njërin sy, armiku të vjen te dera e shtëpisë.
Diskutimi i Ramës me komentuesit:
Komentuesi: Cfare po ndodh me cmimin e naftes dhe miellit si eshte e mundur qe nuk ka nje kontroll per keto gjera seshte e drejte te rriten cmimet ne cdo sekond duhet te keni nje sgjidhje per kete
Edi Rama: Elion Tahiri po behet lufte, lufte prej verteti, lufte me bomba e me viktima e me plage te jashtezakonshme, kjo po ndodh dhe po te ishte i mundur kontrolli i cmimeve nga qeveria, do e kishte ndonje qeveri ne Europe ku cmimet po rriten edhe me frikshem se ketu, nderkohe qe ketu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikerisht sepse shteti qe e shet dhe e blen energjine, ndryshe nga nafta e mielli e tere te tjerat qe shiten e blihen nga privatet, po e mban me dhembe kur i thone llafit pikerisht qe te lehtesoje sadopak familjaret! Qe s’eshte e drejte kjo nuk diskutohet, po s’ka si te mos ndodhe ne keto kushte alarmi ne te gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusise qe eshte eksportuesi me i madh ne Europe i gazit, naftes dhe grurit, por ama nga ana tjeter s’ka se si te mos e marrim edhe ne bashke me tere te tjeret, nje pjese te barres se luftes se ukrainasve kunder nje agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mesuar me shume se nje here qe kush mbyll syte kur i vjen tjetrit lufta ne shtepine e vet, shume shpejt e ka luften ne shtepine e tij!
/abcnews.al