Nafta falas, shtyhet afati/ Fermerët e përfitojnë deri në mes të vitit 2024

schedule19:35 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 19:35 - 28 Dhjetor, 2023

Fermerët kanë mundësi ta përfitojnë naftën falas deri në mesin e vitit të ardhshëm.  Qeveria ka shtyrë afatin, i cili përfundonte me mbylljen e muajit dhjetor.

“Kemi kërkuar një shtyrje për një afat gjashtë muajt e parë të vitit 2024 në mënyrë që disbursimi i naftës të ndodhë me një afat më gradual sipas nevojës së përditshme logjistike“, tha ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.

Shtimi i buxhetit me 1.8 miliardë lekë për ministrinë e Bujqësisë shtoi dhe numrin e fermerëve përfitues.

“Bëri për herë të parë të mundur të gjithë fermerët dhe blektorët, të cilët kishin aplikuar në skemë dhe ishin fitues ta merrnin të plotë përfitimin e kësaj skeme“, shtoi ministrja.

Këtë vit parashikohet të marrin naftë falas rreth 65 mijë fermerë ose rreth 30% më tepër se vitin e shkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!