Nafta çmime rekord, ministrja: Situata do të kthehet në normalitet

schedule12:50 - 2 Shkurt, 2022

schedule 12:50 - 2 Shkurt, 2022

Nuk ndërhyjmë dot sepse tregu është i lirë”. Kështu u shpreh ministrja e Financave Delina Ibrahimaj për rritjen e çmimit të naftës në vend, që ka arritur 195 lekë për litër. Kjo, tha ministrja është e ndikuar nga çmimet në bursë, por që pas 6 muajve të parë të këtij viti pritet që kthehet në normalitet.

Rritjet e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të energjisë kanë qenë subjekt i rritjeve prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri, por rajon dhe Europë. Janë të ndikuara nga rritje në bursa, ne jemi në monitorim me qëllim që të bëjmë të gjtiha analizat dhe parashikojmë ndërhyrjet që mund të bëhen.

Ne operojmë në një ekonomi tregu të lirë dhe nuk mund të ndërhyjmë te çmimet. Pritet që këto çmime të reduktohen pas 6 mujorit të parë të këtij viti. Do të jetë kalimtare. Me të gjithë gjasat nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje në politika, por jemi në monitorim” tha ajo.

E pyetur nëse qeveria ka menduar për heqjen e taksat e naftës, ministrja tha “Politikat e taksave nuk mund të ndikohen nga luhatjet momentale të çmimeve”.

Delina Ibrahimaj kishte një lajm për naftëtarët e Ballshit. Pasi rafineria u dërgua për skrap, qeveria këtë vit do të paguajë ish-punonjësit me pagë minimale. “Gjatë vitit 2022 do të ketë një pagesë kalimtare e barabartë me pagën minimale që do i jepet listës së ish-punonjësve të rafinerisë në Ballsh.

Kjo listë, do të rishikohet me ata persona që janë të punësuar apo vetëpunësuar, apo që kanë dalë në pension. Punonjësit të drejtohen në zyrat e punës” tha ajo./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!