Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka reaguar pasi çmimi i naftës u rrit me 248 lekë litri. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Mziu thotë se çmimi i naftës po kap vlera rekord me urdhër të kryeministrit ndërsa shton se Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të naftës në botë.
Xhelal Mziu bën po ashtu thirrje që qytetarët të reagojnë me revolta popullore ndaj këtij vendimi të Bordit të Transparencës.
XHELAL MZIU NË FACEBOOK
Qeveria e rilindjes rrit çmimin e naftës në 248 lekë/litër ose 2,01 Euro/litër, shifer historike!
Sipas njoftimit të Bordit të Transparencës, kuptohet me urdhër të Kryeministrit, çmimi i naftës kap vlerën maksimale 248 lekë/litër.
Në vitin 2008 dhe pse ishte krizë botërore dhe çmimi i një fuqie naftë shkoj aq sa sot, çmimi i naftës në Shqipëri ishte 40% më i ulët se sa sot!
Jemi vendi me çmimin më të lart të naftës në botë!
Jemi vendi i vetëm me pagën më të ulët në botë!
Jemi i vetmi vend në botë që qeveria përcakton çmimin e karburantit, jo tregu i lirë!
Jemi i vetmi vend në botë, që FMN kërkon që të mos përcaktoj Bordi (Qeveria) çmimin, por tregu i lirë!
Jemi i vetmi vend në botë që 60% e vlerës së naftës shkon për tvsh, aksizë, taksë qarkullimi, taksa, tatime dhe tarifa të ndryshme!
Kjo është qeveria që S’DUAM, ndaj duhet të reagojmë me revolta popullore, çdo qytetarë shqiptarë. /abcnews.al/